Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 16:04

Ups: Agron Llakaj sapo i nxorri sekretin ‘Dancig with the Stars’ që pa filluar

Agron Llakaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Chaud Patate’ në Energy Radio ku përveç spektaklit të tij Al Pazar ka folur edhe për familjen e tij dhe shumë tema të tjera. Ndër të tjera  ai ka zbuluar edhe një sekret për spektaklin ‘Dancing With the Stars’ që do të fillojë së shpejti në Vizion Plus.

Duke pasur parasysh edhe bashkëpunimet e hershme që aktori ka pasur me producenten Holta Dulaku është pyetur nga moderatorët se nëse do të jetë pjesë e spektaklit të vallëzimit, që pas dy vitesh i rikthehet ekraneve shqiptare.

Por Llakaj e mohoi një gjë të tillë, por zbuloi një sekret që lidhet me spektaklin.

“Jo, nuk do të jem pjesë e “Dancing With The Stars”, sepse dhe me linjat s’kam lidhje me vallzimin. Dy djemtë e Al Pazar (binjakët) do të jenë pjesë e “Dancing with The Stars”. Nuk e di se ç’kanë një intrigë tjetër që do të përdoren dyshe.”,- u shpreh Agroni për “Chaud Patate”.