Ditën e sotme një 28-vjeçar ka habitur policinë dhe gjykatën e Gjirokastrës pas arratisjes që bëri në momentin që gjykatësi po e priste për të dhënë vendimin. I riu nga Van i Delvinës ishte akuzuar nga prindërit e nuses së tij, me të cilën kishte jetuar 8 muaj, për përndjekje dhe kërcënime të vazhdueshme.

Por në momentin që do ti jepesh vendimi, Sajmiri Ahmetaj ka kërkuar që të shkonte në tualet për të kryer nevojat personale dhe kur polici i ka zgjidhur duart ai e ka shtyre atë dhe rojen duke u arratisur nga Gjykata e Gjirokastrës.

Mirë po arratisja e tij, e cila mori vëmendjen e të gjitha mediave paraditen e sotme, nuk zgjati shumë, pasi i riu është gjetur nga policia. Ai ishte futur në një bodrum në zonën e pazarit afër kalasë së Gjirokastrës. Mësohet se kanë qenë zjarrfikësit ata që ndërhynë për ta nxjerrë të riun nga ku ishte fshehur.





