Emina Cunmulaj dhe këngëtari me origjinë shqiptare Albert Stanaj kanë kaluar një mbrëmje dedikuar plotësisht traditave shqiptare. Edhe pse që të dy kanë një karrierë të suksesshme në SHBA njëra në modeling dhe Stanaj në muzikë, shpesh herë dy miqtë bashkohen për të shijuar një mbrëmje si shqiptar.

Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ditën e djeshme kur janë mbledhur në shtëpinë e modeles dhe kanë kënduar e kërcyer shqip, e madje kanë gatuar dhe piten e famshme shqiptare.

Ka qenë Emina ajo që ka shpërndarë disa video në ‘Insta Story’ ku ka treguar se si ka gatuar piten së bashku me Stanaj dhe sesi këngëtari i ka kënduar vajzës së Eminës këngën e njohur shqiptare ‘Hajredin Pasha’.






