
Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare, Ricky Martin është gati të rigjejë dashurinë. Së fundmi këngëtari tregoi se kur publiku e mori vesh lajmin e ndarjes ata tashmë e kishin kaluar procesin e vështirë.
“Kur publiku e mori vesh, ne kishim kaluar vështirësitë”, u shpreh Martin.
Tani këngëtari është gati të nisë një lidhje të re dhe i pëlqen që çdo mëngjes të zgjohet me puthje.
“Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar, më pëlqen të jem në një lidhje, më pëlqen të zgjohem në mëngjes me puthje”.
Ndonëse janë divorcuar çifti ruajnë akoma marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.