Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 14:02

Naomi zyrtarisht mbretëresha e OTR, e dashura e Noizyt publikon këngën e saj të parë

Pak kohë më parë pas disa postimeve të një pas njëshme që reperi i njohur Noizy bëri në adresën e tij ku shfaqësh përkrah një vajze të quajtur Naomi, mori vëmendjen e mediave dhe të gjithë filluan të  aludonin se vajza në fjalë ishte e dashura e re e reperit. Mirëpo ai nuk pranoi dhe as i mohoi lajmet se mes tyre ka diçka.

Por pavarësisht dyshimeve se nëse Naomi Lareine është e dashura e re e reperit, diçka është e sigurt që vajza është zyrtarisht pjesë e labelit OTR dhe së fundmi ka nxjerr edhe këngën e saj më te re.

Kënga quhet  ‘Henny’ dhe i dedikohet pijeve alkoolike, lajmin e ka dhënë Noizy i cili e ka shpërndarë këngën e pjestares më të re të OTR-së në adresën e tij.

Por ky duket të jetë vetëm fillimi, pasi në përshkrimin e videos ajo bën të ditur se së shpejti do të publikojë disa këngë të tjera.