Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 14:02

Dafina Zeqiri 'xheloze' për Kylie Jenner, ja për cilën arsye

Kylie Jenner bëri xhiron e rrjetit ditët e fundit, pasi pranoi hapur se këto 9 muaj ishte shtatzëne dhe se në datën 1 shkurt kishte ardhur në jetë vajza e saj Stormi. Të gjithë u çmende nga ky lajm dhe të shumta ishin reagimet në lidhje me të, ku të gjithë filluan të mendojnë dhe të xhelozojnë nga pak mbi 20 vjeçaren.

Të shumtë ishin  ata që e vlerësuan gjestin e miqve të Kyliet, të cilët për 9 muaj nuk thanë asnjë fjalë lidhur me shtatzëninë e saj dhe e mbajtën shumë privat ngjarjen, ashtu siç kishte zgjedhur me e vogla e klanit Kardashian Jenner.

Një gjë të tillë e ka vlerësuar së fundmi edhe këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ ka shprehur dëshirën që të këtë dhe ajo miq si të Kyliet.

“Kylie ka miq të vërtetë sepse nuk treguan një gjysmë fjale për 9 muaj rresht. Këta lloj miqsh do të doja të kisha dhe unë pranë…” – ka përfunduar këngëtarja.