Nga Shqipëria / E Premte 4 Gusht 2023, 18:06

Influencuesi martohet me 10 gra përnjëherë

Influencuesi i rrjeteve sociale në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç është martuar me dhjetë gra përnjëherë. Ceremonia u zhvillua në plazh. Ai e ka postuar videon në TikTok, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Në video ai shfaqet i rrethuar me nuset e tij, të gjitha të veshura më të bardha dhe duke mbajtur në duar buqeta me lule.

“Sot u martova me dhjetë gratë e mia", thotë Emmanueli.

Ai pohon se marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe energji pozitive, duke theksuar diversitetin e gjuhëve, personaliteteve dhe paraqitjeve në grup.

Emmanuel punon si masazhues dhe poston përmbajtje si një masazhues sensual në platforma si OnlyFans, TikTok, Twitter dhe Instagram. 

Në një intervistë në podcast, ai shpjegoi se fokusi i tij është të ofrojë kënaqësi për gratë, duke synuar t’u tregojë atyre trajtimin që meritojnë.