Enca Haxhia mund të konsiderohet si një nga këngëtaret më rebele të showbizizt shqiptar, pasi ajo shpesh tërheq vëmendjen e mediave dhe publikut me fotot provokuese që poston dhe shakat e shpeshta që shumë herë fansat i marrin si të mirëqena.

Por së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në instagram. Si rrallë herë ajo është bërë besimtare dhe i ka kërkuar ndihmë zotit.

Enca ka postuar një foto të Virgjëreshës Maria dhe përkrah saj ka shkruar: “Hekmi kto mendime që i kam” duke e shoqëruar me figurën e lutjes.

Nuk dihet ende se çfarë mendimesh po e mundojnë këngëtaren e njohur, por ajo i ka befasuar të gjithë me këtë postim, shumë ndryshe nga të tjerët.





