Xheni dhe Olsi janë dy nga ish konkurrentët e Big Brother 9, të cilët gjatë lojës ishin çift me persona të ndryshëm, por që pas mbarimit të lojës që të dy i dhanë fund lidhjeve përkatëse. Olsi së fundmi është përfolur shumë për lidhjen e tij të re, për të cilën nuk dihet ende asgjë sepse ai nuk e ka zbuluar identitetin e vajzës në fjalë. Ndërsa Xheni pasi i dha fund lidhjes me Benardin ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dedikimeve të ndryshme që bënë në instagram, të cilat shumica e fansave mendojnë se i ka për ish të dashurin e saj.

Por mesa duket kanë filluar dyshimet dhe të shumtë janë ata që mendojnë se mes dy ish banorëve po ndodh diçka më shumë sesa miqësi. Që kur Xheni u kthye në Shqipëri është parë shumë herë nën shoqërinë e Olsit dhe që të dy kanë postuar foto dhe video të ndryshme ku shihen shumë të lumtur pran njëri-tjetrit.

Së fundmi ka qenë Olsi ai që ka postuar një video në Snapchat ku shihet përsëri me Xhenin, dhe menjëherë kanë nisur fjalët se brunia në fjalë për të cilën Olsi ka deklaruar se është shumë i dashuruar mund të jetë Xheni. Por na mbetet të shohim nëse ka vërtet diçka mes tyre apo thjesht miqësia e tyre u bë më e fortë pas lojës së BB-së.





