Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret me të mira të muzikës live. Ajo në çdo kompeticion ka marr vlerësime për zërin e saj dhe së fundmi ishte dhe fituesja e spektaklit muzikor ‘Kënga Magjike’ ku triumfoi me këngën ‘E çmendur’.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku ka treguar diçka më shumë për karrierën e saj, por përveç të tjerave ka folur dhe për jetën private.

Kur është pyetur nga moderatorët për çështjen e martesës, ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj. Ajo ka treguar se nuk e di se nëse një ditë do të martohet, pasi është shumë e lidhur me familjen e saj e sidomos me babain.

"Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20-vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”, është shprehur Anxhela.


