Ditën e djeshme policia shqiptare ka sekuestruar 1.4 milion euro pasuri në qytetin e Lezhës, pasuri kjo që i përket Valentin Selajt, të dashurit të prezantueses së njohur Viola Spiro, i cili para disa javësh u arrestua nga policia italiane duke u akuzuar se është bosi i kokainës që vinte nga Amerika e Jugut.

Sipas ‘Panorama’ burimet pranë uniformave blu kanë dhënë informacionin se janë bllokuar 7 biznese me sipërfaqe 1100 m2, hotel, bar, 4 banesa me sipërfaqe rreth 1000 m2, 9 automjete luksoze dhe 4 parcela tokë arë me sipërfaqe 23 mijë m2.

Përveç 28 vjeçarit, mësohet që kjo pasuri i përket edhe dy vëllezërve të tij. Ndërkohë moderatorja e njohur që nga arrestimi i të dashurit të saj nuk ka deklaruar asnjë gjë, por ka vazhduar jetën e saj normalisht.




