Nga Shqipëria / E Martë 6 Shkurt 2018, 19:07

Ema Andrea më në fund pranon lidhjen e re: Zemrën e kam plotë

Vetëm pak javë më parë, Ema Andrea ishte në qendër të mediave rozë përsa i përket një historie të re dashurie.

Edhe pse karakterizohet nga natyra gjithmonë e hapur dhe e drejtpërdrejtë, jetën private ka dashur gjithmonë ta mbajë larg kureshtjes së mediave. Por nuk ia ka dalë dot përherë.

Pasi së fundmi aktorja e njohur, mesa duket  është në një lidhje me piktorin Eldon Luarasi dhe një gjë të tillë, më në fund e ka konfirmuar vetë ajo.

Sot ka qenë e ftuar në emisionin Wake Up ku ka rrëfyer se tashmë zemra e saj është plotë.

“Zemrën e kam plot përherë, por është e vërtetë, tani më është shtuar volumi i zemrës”, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjen e saj me piktorin.