Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Pas kaq shumë vitesh në skenën muzikore Genta Ismajli vazhdon ende të prodhojë hite që pëlqehen shumë nga publiku. Këngëtarja përveç se talentit të saj, njihet edhe për bukurin dhe shpesh cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare.

Por së fundmi Genta na ka rrëfyer një gjest që ajo bënë që e ka çuditur shumë publikun.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në 'Shiko Kush Luan' dhe gjatë një loje është kërkuar të rrëfej një sekret dhe ajo ka thënë: “Ndonjëherë përtoj t'i laj dhëmbët" duke bërë të gjithë të qeshin.

Në këtë moment Luana e ka pyetur:” I ke larë sot?". "Sot po i kam larë", iu përgjigj duke qeshur Genta.



