Së fundmi dy skiftera shqiptar janë vënë në pranga në Itali pasi u munduan të vidhnin një dyqan bizhuterish në Ravenna. Ata janë cilësuar si dy ‘Spiderman’ dhe kjo për mënyrën sesi ishin ngjitur për tu future në godinë.

Shqiptarët janë ngjitur në një shtyllë ndriçimi publik të vendosur në anën e pasme të ndërtesës dhe pastaj janë hedhur brenda zonës së godinave.

Më pas ata duke menduar se dyqani i bizhuterive ishte përtej xhamit, kanë thyer me sëpatën xhamin, por ajo që i priste pas xhamit i ka lënë të habitur. Dy të rinjtë e gjetën veten brenda sallës së hyrjes së godinës, ku agjentët e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kuesturës ishin duke i pritur.

Sipas mediave italiane njërit prej të arrestuarve ju gjetën 40 gr marihuanë në shtëpinë ku banonte. Skifterat shqiptar janë shoqëruar në polici dhe pritet që të merret vendimi për ta.
