Nga Shqipëria / E Diel 30 Korrik 2023, 15:03

'Shqipëri e bukur', vajza e Donald Trump publikon foto nga pushimet në vendin tonë

Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump këtë vit ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar pushimet. Ajo ka ndarë disa foto nga pushimet e saj në Instagram ku e ndjekin mbi 7 milion njerëz.

Ivanka ka ndarë në InstaStory një foto të saj, si edhe disa pamje nga bregdeti shqiptar ku krahas tyre shkuan “Shqipëri e bukur”.

Me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës ndërsa pak ditë më parë u panë dhe në Sarandë.