Nga Shqipëria / E Martë 6 Shkurt 2018, 17:05

Adelina Tahiri shtatzënë me milionerin maqedonas? Këngëtarja fotografohet tek gjinekologu

Adelina Tahiri që pas martesës së saj me milionerin maqedonas Serjoza Markov, ka qenë përherë e më shumë në qendër të vëmendjes. Ata janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur, që publiku është përherë  kurioz të mësoj diçka më shumë për marrëdhënien e tyre dhe kjo pasi Adelina kujdeset që lidhjen e tyre ta mbaj sa më në privatësi.

Ajo shumë rrallë hedh foto me bashkëshortin dhe kur hedh gjithmonë ja fsheh fytyrën, e madje dhe lajmet në lidhje me ta i mban larg mediave.

Por këtë herë Adelina nuk ka mundur të fshihet më , ajo është fotografuar në një klinik gjinekologjike në Shkup së bashku me partnerin. Dyshja ishin duke pritur dhe fotoja është publikuar nga mediat kosovare, të cilat kanë filluar menjëherë të aludojnë se këngëtarja e njohur është shtatzënë.

Ndërkohë nuk dihet nëse diçka e tillë është e vërtet,pasi Adelina ende nuk ka reaguar.