Bleona Qereti dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi së fundmi kanë tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të shoqërisë së tyre të papritur. Gjithçka filloi kur Bleona postoi një foto në instagram, ku shihesh përkrah Fatonit duke drekuar.

Përkrah fotos ajo kishte shkruar “E kisha në plan të ikja në LA sot por meqë erdhe ti po rrimë dhe nja 3 ditë”. Dhe që nga ajo ditë të dy janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më të afërt se zakonisht.

Kaq mjaftoi që shumë fansa të fillonin të dyshonin se mes dy artistëve po ndodh diçka më shumë se miqësi. Këtë gjë e vërteton së fundmi dhe një koment që Shoshi ka lënë në foton e postuar nga Bleona. Ai i ka komentuar asaj thjesht një zemër.

Çfarë e lidh vërtet Bleonën dhe menaxherin? Mos vallë dyshja po përgatit ndonjë bashkëpunim së bashku, apo ka diçka më shumë?




