Nga Shqipëria / E Martë 6 Shkurt 2018, 16:04

Shfaqe Danieli dhe Fotini, ja çfarë po ndodh me çiftin e njohur

Danieli dhe Fotini është çifti fitues i Big Brother 9, i cili tërhoqi shumë vëmendjen e publikut dhe të mediave për shkak të dasmës së tyre brenda realiy showt të ndjekur. Për sa i përket kësaj dasme kishte dy qëndrime kryesore, ku disa mendonin se gjithçka u bë për show që dyshja të dilte fituese, e të tjerë thanë se ndjenja e tyre ishte e vërtetë. Dhe koha tregoi se dashuria e tyre nuk ishte për show pasi ata pas kaq shumë muajsh janë çifti i vetëm i asaj shtëpie që ende nuk janë ndarë.

Edhe pse dy ish konkurrentët nuk kanë dashur të jenë në vëmendje të medias, ata shpesh janë përfolur për jetën e tyre jashtë shtëpisë.

Sipas 'Gazeta Express' çifti është shfaqur i lumtur pran njëri-tjetrit në videot e postuara në Insta story, gjë që tregon se marrëdhënia e tyre është më e fort se çdo gjë.

Ata më parë kanë lajmëruar se në verë do të bëjnë një dasmë, e cila është shtyrë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike.