Nga Shqipëria / E Enjte 27 Korrik 2023, 16:04

Italia ndalon çiftet të kenë fëmijë nga nëna surrogate të huaja

Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar një projektligj që synon të ndalojë çiftet të kenë fëmijë nga nëna surrogate të huaja.

Projektligji, i cili mbështetet nga koalicioni qeverisës i kryeministres Meloni, tani duhet të miratohet nga dhoma e lartë, domethënë Senati, raportoi Reuters.

Masa është pjesë e agjendës social-konservatore të qeverisë në Romë dhe sipas saj, çiftet do të rrezikonin dënimet me burg nëse do të përdornin opsionin e zëvendësimit edhe në vendet ku është e ligjshme.

Surrogacia është e ndaluar në Itali që nga viti 2004.

Qeveria e Melonit urdhëroi gjithashtu këshillat e qytetit të ndalojnë regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks.

Burimi: abcnews