Klejdi Kadiu është një nga balerinët me origjinë shqiptare që ka bërë një karrierë shumë të madhe në Itali. Ai është atje një nga balerinët më të kërkuar që me talentin e tij ka arritur ta bëjë Shqipërinë krenare në mbarë botën. Së fundmi Klejdi ka dhënë një intervistë për BBC, ku me rrëfimin e tij i ka habitur mediat e huaja se si në vitet ’91 u përpoq që të largohesh drejt Italisë nëpërmjet anijeve që u larguan në mënyrë të paligjshme drejt bregdetit Italian.

Në rrëfimin e tij ai ka treguar se Shqipëria ishte shumë e vogël për të realizuar ëndrrat e tij pasi ai donte që të ishte i lirë të eksperimentonte, gjë që vendi jonë i atyre viteve nuk ja mundësonte dot.
“Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalistë. Doja të isha I lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ka treguar se ëndrra e tij ishte që të shkonte në Itali dhe këtë gjë e bëri të mundur në vitin 1991, ku pa i thënë askujt asgjë u largua e anijen e quajtur ‘Vlora’ drejt Barit.
“Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku cdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja camcakiz dhe të pija koka kola”, rrëfeu ai.

“Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S'kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as cellular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjendem veten te “Vlora”, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt “Anija e Embel”. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas.”

Gjithashtu balerini i njohur tregoi se pas kësaj aventure i rikthyen përsëri në Shqipëri por ëndrra e tij nuk mori fund pasi Klejdi bëri audicione për një kompani Italiane, e cila e mori drejt shtetit fqinjë por përsëri gjërat për të ishin shumë të vështira.
“Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Çdo gjë. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e shoët për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të cuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne”, u shpreh ai për BBC.

Ai e ka përfunduar rrëfimin e tij duke thënë se kjo sakrificë që ka bërë në jetën e tij e ka bërë atë që është sot.
“Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Tani kam shkollën time të dansit dhe përpiqem t'u shpjegoj studentëve të mi vlerat e dancit që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç'kam kaluar.Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot", ka përfunduar ai./ Burimi:Shqiperiaime.al



