Françeska Jaçe verën që lamë pas mori vëmendjen e të gjitha mediave, pasi u përfol se ajo ishte në një lidhje me djalin e biznesmenit të njohur Ramë Geçi , Andin. Çdo gjë nisi pas disa fotove që dyshja postoi në ‘Isnta story’, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient.

Por edhe pse ata kurrë nuk e pranuan marrëdhënien e tyre publikisht, u kapën mat disa herë së bashku gjatë pushimeve e madje vazhdimisht postonin foto nga i njëjti vend, si dhe Françeska përherë bënte fotografi nga makina luksoze e biznesmenit.

Pavarësisht të gjithave mesa duket kësaj lidhje i ka ardhur fundi, pasi siç bënë me dije portal Blitz.al, modelja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Françeskan dhe Andi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e madje thuhet se ata janë ndarë për mospërputhje karakteri.




