Nga Shqipëria / E Martë 6 Shkurt 2018, 14:02

Dy artist të lindur si Oriola dhe Alban Ramosaj, dyshja tregon talentin më të ri

Alban Ramosaj përveç se një nga këngëtarët më të talentuar të momentit ka treguar shpesh herë se talenti i tij i vetëm nuk është  kënga, pasi së fundmi ai ka zbuluar se është i mirë dhe në një fushë tjetër të artistit.

Ai së bashku me miken e tij Oriola Marashi kanë treguar së fundmi se talenti i tyre përfshin edhe pikturën. Dyshja kanë postuar disa moment më parë disa piktura, që mesa duket i kanë bërë së bashku.

Këto piktura madje kanë marrë vlerësim dhe nga miqtë e tyre artistë.