Një studim i ri që është realizuar kohët e fundit nga ‘Ipsos MORI’ ka ardhur në përfundim se shumë shtetas të vendeve të ndryshme nuk janë në dijeni të disa nga termave më të rëndësishëm ose dhe informacioneve bazike që kanë të bëjnë me shtetin e tyre.
Ata kanë pyetur më shumë se 29.133 njerëz nga bota lidhur me disa nga temat që zhvillohet në vendin e tyre. Individët që morën pjesë në studim ishin të moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, me intervistat që ndodhën midis 28 shtatorit dhe 19 tetorit 2017. Disa nga temat më kryesore që ata janë pyetur ka qenë shkalla e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, vdekjet si rezultat i terrorizmit, adoleshentët shtatzënë, si dhe çështjet shëndetësore që lidhen me diabetin dhe vaksinat.

Gjithashtu disa çështjet e tjera të përfshira në pyetësor ishin edhe besimet fetare, konsumimi i sheqernave dhe alkoolit si dhe përqindja e njerëzve që përdornin Facebook dhe smaptphonat.
Në përfundim të studimit doli rezultati se rreth 38 vende që morën pjesë në studim ishin injorant për shumë nga temat e lartë përmendura dhe shumë të tjera ishin jashtëzakonisht të paditura për informacionet që kishin të bënin me shtetin e tyre.

Të dhënat e përpiluara treguan se skandinavët ishin shumë të informuar për atë që po ndodhte brenda dhe jashtë vendit, si në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, kjo e fundit mbante vendin e parë në vendet skandinave.
Ndërsa, ana tjetër e studimit na tregon se tre vendet e fundit mbaheshin nga Filipinet, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Ndër të tjera Briania e Madhe ishte e renditur në vend të nëntë me saktësinë e përgjigjeve dhe më pas ndiqesh nga Shtete e Bashkuara. Ndërsa në gjashtëmbëdhjetshën përfshiheshin Rusia, Gjermania dhe Kina.
Gjithashtu duke u krahasuar me studimin e kryer në vitin 2016 dilte se India që në vitin 2016 ishte renditur si një nga vendet më injorante, në vitin 2017 ishte ngritur me katër vende ndërsa Holanda që në 2016 konsiderohej si më pak e paditura kishte rënë me 19 vende.
