Është bërë e ditur që prej kohësh reperi i njohur Noizy dhe aktori Blerim Destani kanë vendosur bastin e tyre të radhës. Pas bastit të parë që u fitua nga Blerimi, i cili kishte në dorë publikimin e këngës së re të reperit, duket se Noizy nuk është ndalur dhe e ka sfiduar përsëri aktorin me një sfidë tjetër, që siç kanë lajmëruar të dy do të mbarojë në 31 maj.

Dy djemtë janë duke punuar fortë në palestër dhe në fund të bastit do të shikojmë se kush do të ketë arritur rezultatin e dëshiruar. Por kurioziteti ka qenë i madh nga ana e fansave të cilët vazhdimisht kanë pyetur se për çfarë kanë vënë bast.

Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi aktori në një koment që i ka lënë Noizyt.
Në postimet e fundit me të cilat, Noizy dhe Blerimi kanë krahasuar njëri-tjetrin me aktorët që kanë arritur linjat e dëshiruara trupore, Blerimi shkroi “31/Maj @zinzin beje gati #Rolexin, kaq kisha.

Mesa duket dy shokët e ngushtë kanë vendosur një çmim shumë luksozë për fituesin, një orë Rolex. Tashmë na mbetet të presim deri në 31 maj për të parë se kush do e fitojë orën e shtrenjtë.




