Nga Shqipëria / E Martë 6 Shkurt 2018, 12:12

Çiljeta feston ditëlindjen me një mbrëmje romantike përkrah Alban Hoxhës

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Çiljeta Xhilaga, pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 33-të. E veçanta e ditëlindjes së saj është se ajo në një ditë feston dy ngjarje dhe lindjen e djalit të saj Fernando. Ajo ka treguar disa nga dhuratat që mori për ditëlindjen, por edhe urimet e shumta që i erdhën nga miqtë dhe fansat.

Por mesa duket mbrëmja ka qenë pjesa më e bukur e asaj dite. Këngëtarja postoi në isnta story disa foto ku shfaqësh në një ambient lokali, ku mbizotëronte errësira dhe në sfond dalloheshin dritat e qytetit. Përmbi foto ajo ka vendosur ikonën e një çifti dhe e ka shoqëruar me një zemër.

Kështu këngëtarja ka treguar se është nën shoqërinë e të dashurit të saj, portierit Alban Hoxha dhe me siguri së bashku do kenë kaluar një natë shumë romantike.

Albani dhe Çiljeta janë prej kohësh çift por edhe pse e kanë pranuar lidhjen ata nuk preferojnë që historia e tyre të bëhet publike, duke ruajtur në këtë mënyrë privatësinë.