Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 19:07

Tinka Kurti në zi, humb njeriun më të shtrenjtë

Një lajm tepër i trishtë vjen nga familja e aktores së madhe shqiptare, Tinka Kurti. Aktorja ka humbur ditën e sotme djalin e saj Zef.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtarja Flutura Açka.

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Açka shkruan se nuk ka fuqi të ngushëllojë aktoren për këtë.

“Tinkën, ç'e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. "Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë," thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin... si nëna për djalin. Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!”, ka shkruar ajo.

Zef Kurti ishte djali i vetëm i aktores i cili ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.