Jona Spahiu është një nga moderatoret e reja që eshtë kthyer dal ngadalë në një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej mese një viti ka emisionin e saj në Digitalb. Ditën e sotme Jona ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar diçka më shumë për profesionin e saj, por edhe për jetën private, në të cilën ajo ka qenë e përfolur së fundmi.

Siç ka rrëfyer ajo edhe partneri i saj punon në Digitalb dhe historia e tyre e dashurisë ka nisur në ambientin e punës.

"Ai është komentator sportiv në ‘Digitalb’ dhe aty nisi gjithçka.”-rrëfeu Jona.
Megjithatë ajo ka treguar se kjo gjë nuk ka qenë aspak e thjesht për të.

“Ta njihja në ambientin e punës ishte një pengesë për mua. E kisha shumë të vështirë të krijoja një raport të tillë në vendin ku punoja. Por jam e lumtur dhe sigurisht kjo lumturi ka dhe emrin e dashurisë.”-është shprehur Spahiu.



