Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 19:07

Nuk ka më dyshime: Dj Sardi në një lidhje, fotografohet për herë të parë përkrah të dashurës

Prej kohësh kanë qarkulluar lajmet se DJ i njohur shqiptar Sardi është në një lidhje por këto lajme janë shmangur nga ana e tij, i cili nuk ka pranuar të flas lidhur me to. Megjithatë duke qenë se ai është një nga meshkujt më simpatik të showbizit shqiptar, jeta e tij private  përbën një interes për publikun dhe pyetja se nëse ai është apo jo single është një gjë që gjithmonë i bënë kurioz njerëzit, e sidomos fanset e tij femra.

Por tashmë nuk ka më vend për dyshime, pasi Dj i njohur së fundmi është parë të dali publikisht me të dashurën e tij, blerinën Jora Hodo, me të cilën është fotografuar në një nga eventet më të përfolur të momentit.

Sardi dhe Jora kanë qenë së bashku në koncertin recital të Elvana Gjatës dhe kanë qëndruar së bashku gjatë gjithë mbrëmjes siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Anabel.al.