Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 18:06

Pritja mori fund: Ja kur do të fillojë emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’

Për të gjithë shikuesit e rregullt të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka disa lajme të mira, pasi pritja mori fund dhe shumë shpejt emisioni i njohur do të shfaqet në ekranet tuaja.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja e emisionit Arbana Osmani pak çaste më parë, ku ka treguar se që nga data 17 shkurt në ekranin e ‘Top Channel’ do të shfaqet spektakli i cili në qendër të tij ka historitë njerëzore. ‘Dua të të bëj të lumtur’ do të transmetohet çdo të shtunë në vend të emisionit që drejton Luana Vjollca ‘Shiko kush luan’ në orën 21:00.

 

Përkrah videos promovuese Arbana ka shkruar: ““Pritja mbaron në 17 shkurt. Do të jemi bashkë çdo të shtunë me programin tuaj të preferuar.”