Ditën e djeshme sherri i famshëm mes këngëtares Enca dhe Rosela Gjylbegu mori vëmendjen e të gjitha mediave online. Gjithçka nisi pas një deklarate që Rosela bëri tek emisioni ‘Shiko Kush Luan’ ku tha se nuk do të bënte asnjë bashkëpunim me Encën. Kjo e fundit ka reaguar duke u kundërpërgjigjur ashpër duke e ofenduar.

"Hahaha as unë s'do bëja kurrë këngë me Beyoncen". “Sot mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty’, u shpreh ajo.

Deri më tani Rosela nuk kishte reaguar për të sharat e Encës, por pak minuta më parë ajo ka shpërndarë këngën e saj të re ‘Boni Zo’ ku në përshkrim të saj ka shkruar: ‘Nuk ka IRONI më DEPRESIVE për një shoqëri, se sa kur promovon VESET e saj !’, një përgjigje therëse kjo për Encën.




