Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 16:04

Foto nga koncerti privat i Elvana Gjatës: Ja kush ishin 100 të ftuarit e njohur

Elvana Gjata dy ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj dhe me rastin e kësaj dite të veçantë ajo organizoi një koncert privat, ku ishin të ftuar 100 veta të cilëve u ishte ndaluar përdorimi i celularit për të fotografuar koncertin. Ajo në këtë recital ka bërë prezantimin e albumit të saj më të ri që mban titullin '3' dhe që është një bashkëpunim me kompozitorin e njohur Pirro Cako.

Në eventin e rëndësishëm të ditëlindjes së këngëtares së njohur morën pjesë disa nga personazhet më të njohur në Shqipëri, duke filluar që nga bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, bashkëshortja e Presidentit Monika Kryemadhi e deri tek këngëtarët e moderator të njohur si Noizy, Ermal Mamaqi, Marina dhe Luana Vjollca, Olti Curri etj.

Fotot nga Anabel.al