Një prej spektakleve më të dashura për publiku shqiptar ka qenë ‘Dancing With the Stars’ i cili që prej dy vitesh nuk transmetohesh më.

Por lajme të mira vinë nga producentja e këtij spektakli Holta Kolaneci, e cila sot ka lajmëruar se shumë shpejt ‘Dancing With the Stars’ do të kthehet në ekranin e Vizion Plus.

Ky është një nga spektaklet më të famshëm në botë, ku vipat garojnë në kërcim me njëri- tjetrin dhe në fund shpallet një fitues.

Spoti promovues i shpërndarë nga producentja nuk tregon se në çfarë kohe do të startojë spektakli, dhe kurioziteti i publikut është i madh se cilët do të jenë personazhet VIP që do marrin pjesë, e nëse do jetë përsëri Ami ajo që do e prezantojë këtë show.


