Silva Gunbardhi dhe bashkëshorti i saj reperi Dafi janë një nga çiftet e dashur për publikun që shpesh herë tërheqin vëmendjen e mediave. Ata së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin e njohur ‘Kush vjen për drekë’, ku përveç gatimit kanë folur dhe për familjen e tyre, si dhe djalin e vogël Dalvi.

Siç është shprehur dhe çifti Dalvi është gjëja më e bukur që u ka ndodhur në jetë dhe i cili u sjell shumë lumturi, por kur janë pyetur nga prezantuesja e emisionit Arjola Shehu se nëse do bëhen prindër sërish, çifti e ka mohuar një gjë të tillë.

“Për shpirt, nga një në ditë do doja!”-u shpreh reperi, ndërsa Silva tregoi se për momentin ata nuk e kanë të mundur një gjë të tillë.

“Pavarësisht se i dua shumë fëmijët, unë jam shumë e ngarkuar me punë...”-u shpreh këngëtarja.




