Aktori i njohur Blerim Destani është bërë pjesë shumë herë e portaleve për shkak të jetës së tij super luksoze dhe blerjeve të shtrenjta. Por edhe pse ai ka qenë pjesë e shumë prodhimeve kinematografike mesa duket të ardhurat e tij në fakt gjenerojnë nga bizneset familjare, të cilat menaxhohen nga dy vëllezërit e tij biznesmen dhe babai. Siç është bërë e ditur vëllai i Blerimit, Nazif Destani, së fundmi është renditur nga Forbes si një nga shqiptarët më të pasur në botë, pasuria e të cilit e kalon shumën e 3 miliardë dollar.

Nazif Destani është një nga biznesmenët më të aftë i cili bëri të mundur që sipërmarrjet familjare ti shtri në 39 shtete të botës, biznese të cilat merren me sektorin e shërbimeve , inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës dhe logjistikës dhe shtihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Ndërsa babai i tre djemve, Lazim Destani është me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai është një biznesmen i suksesshëm dhe një filantrop i vërtetë. Që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, Lazim Destani u ka ardhur në ndihmë personave në nevojë dhe e ka ndarë një pjesë të fitimeve për qëllime bamirësie.

Kjo familje madje ka në pronësi dhe klubin e famshëm ‘Skëndija’ dhe administrohet nga Nazif Destani i cili nga mediat e huaja krahasohet me Berlusconin, duke thënë se pasuria e tij është më e madhe se ajo e ish pronarit të Milan.

Siç janë shprehur dhe mediat italiane pasuria e Destanit mund të arrijë deri në 6 miliardë euro, duke konkurruar kështu Berlusconin dhe duke ia kaluar pronarit aktual të AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milionë dollarë./ Burimi: Panorama.



