Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi prej vitesh janë larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën e tyre atje.

Prej kohësh nuk ishte dëgjuar ndonjë lajm për çiftin e njohur deri sa sot këngëtarja Bleona Qereti ka shpërndarë një foto në instagram, ku shihet përkrah Mirës dhe na ka prezantuar dhe djalin simpatik të kompozitorit dhe këngëtares.

Siç ka treguar edhe Bleona, mesa duket Drini paska trashëguar talentin e prindërve të tij dhe shumë shpejt do i futet rrugës së muzikës.

‘Waw!!! Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe, Djali simpatik i Shpetim Saraçit dhe Mira Konçit. Një talent i paimagjinueshëm.!!’-shkruan Bleona Qereti në postimin e saj krah pjesëtarëve të familjes së kompozitorit të njohur.



