Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 13:01

Rrëfehet këngëtari shqiptar: Kam qenë ‘rrugaç’ nëna më futi në muzikë për të më larguar nga zënkat

Valon Shehu është një nga këngëtaret më të kërkuar momentalisht nga lokalet që luajnë muzikë live dhe kjo pasi është një ndër më të talentuarit. Por edhe pse ai prej vitesh ka numëruar shumë suksese në skenën muzikore dhe është vlerësuar e shumë çmime, shkaku që ai i ka hyrë kësaj rruge ishte mamaja e tij.

Siç ka rrëfyer edhe këngëtari ditën e sotme që ishte i ftuar në ‘Wake up’ përpara se ai të behësh i njohur ka qenë një fëmijë shumë problematik: ““Mami për të më larguar nga rruga më çoi në kurs kitareje”- ka treguar Valoni.”

Ai ka treguar se prindërit e tij kërkonin çdo alternative që ta largonin Valonin nga zënkat dhe rruga dhe për këtë arsye menduan se duke e futur në një kurs kitareje ai do rrinte larg telasheve.

Por këtë veprim e kanë bërë pa e ditur se në fakt djali i tyre kishte një talent shumë të madh.

Valoni në klasë të tetë  kur ka kënduar për herë të parë në një koncert që organizoi shkolla, filloi që të merrte një tjetër drejtim dhe nga djali ‘rrugaç’ u kthye në një këngëtar që me aftësinë e tij arriti dal ngadalë të behësh i njohur.