Nga Shqipëria / E Hënë 5 Shkurt 2018, 12:12

Askush se kuptoi, por Eneda Tarifa foli për herë të parë publikisht për ish-bashkëshortin

Eneda Tarifa është një nga personazhet më të komentuara javët e fundit për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti, një lajm ky që qarkulloi në të gjitha mediat online por që ende nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Por edhe pse publiku priti që ajo të fliste për këtë ngjarje, Eneda preferoi që këtë periudhë të jetës së saj ta kalonte në heshtje duke vazhduar rrugëtimin si pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’.

Së fundmi diçka që na ka rënë në sy këtë të premte në spektaklin ‘The Voice Kids’ ishte një detaj që këngëtarja rrëfeu, ku ka folur për herë të parë për ndarjen e saj.

Ndërsa në skenë u shfaq një konkurrent i cili kishte zgjedhur të performonte zhanrin rock, Eneda bëri një koment shumë kuptimplotë.

“Mua më pëlqeve shumë, ndoshta edhe ngaqë jam mësuar me këtë model të kënduari gjithë jetën rreth e rrotull meje, nëse më kupton”,  tregoi ajo disi e prekur duke nënkuptuar kështu ish-bashkëshortin e saj, Erion Zaloshnja i cili gjithë karrierën e tij ia ka dedikuar rrokut./Burimi: Iconstyle.al