Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 19:07

Pasi Noizy i shpalli sifdë publikisht, Blerim Destani i kthen përgjigjen që nuk e priste

Pas bastit që humbi pak kohë më parë me Blerim Destanin, Noizy mesa duket nuk do të dorëzohet dhe i ka shpallur sfidën e radhës aktorit të njohur shqiptar.

Siç është bërë e ditur dy miqtë e ngushtë kanë vendosur bast që deri në 31 maj secili prej tyre duhet të frekuentojë palestrën dhe në fund të sfidës do shikojmë se kush nga të dy ka arritur rezultatin e dëshiruar.

Së fundmi postimet e reperit në instagram ku shfaqet duke u ushtruar, kanë qenë të shpeshta dhe ditën e sotme Blerim Destani i ka kthyer përgjigje duke vërtetuar se dhe ai e ka marrë shumë seriozisht këtë sfidë.

Ai ka postuar një lajm ku flitet për sfidën e Noizyt dhe përmbi foto ka shkruar ‘Edhe sa herë’ duke nënkuptuar në këtë mënyrë se edhe këtë bast e ka të fituar.