Dy ditë më parë një 16-vjeçare ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Shkozë dhe që prej asaj dite prindërit e saj dhe policia ishin në kërkim të saj. Ishte babai i vajzës, shtetasi me iniciale A.A, 48 vjeç, ai i cili lajmëroi në polici për zhdukjen e vajzës së tij.

Por vetëm sot adoleshentja me iniciale B.A është gjetur nga Policia e Elbasanit, e cila nuk ka zbuluar asnjë detaj se ku dhe me kë ishte vajza.

Siç bëhet e ditur ajo ka dhënë deklaratën e saj në polici që i ka habitur prindërit. Vajza kur është pyetur se nëse e kishte nxitur dikush të largohej nga shtëpia është përgjigjur se ka ikur me dëshirën e vetë duke i tronditur kështu prindërit.
Ndërkohë pas marrjes në pyetje 16 vjeçarja është larguar me prindërit e saj.

