Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Korrik 2023, 00:12

Bebe Rexhës i hodhën telefon, Adele kërcënon fansat: Bëni provë të më hidhni diçka, do ju vras

Adele i ka paraprirë incidenteve në skenë, duke marrë një armë lodër me vete gjatë koncertit dhe i kërcënoi fansat se do i qëllojë nëse dikush hedh sende.

Këngëtarja ishte duke performuar në Las Vegas dhe në një moment, mes shakasë dhe seriozitetit ndaloi së kënduari dhe tha: Bëni provë të më hidhni diçka, unë do ju vras! Mos i hidhni gjëra artistëve.

Reagimi komik i Adeles erdhi vetëm disa ditë pasi Bebe Rexha u plagos nga një i panjohur, pasi i hodhi një telefon duke i goditur fytyrën në një koncert në New York.