Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 18:06

Mc Kresha e uron Elvanën në mënyrën më të veçantë, i këndon këngën para qindra njerëzve

Dita e sotme ka qenë një ditë shumë e veçantë për Elvana Gjatën duke qenë se është dita e lindje së saj, dhe me të hyrë mesnata  një nga reperat që i ka bërë urimin më special ka qenë Mc Kresha, i cili në clubin ku ishte i ftuar i ka kënduar dhe uruar asaj ditëlindjen së bashku me qindra njerëz që ishin të pranishëm atje.

Ndërkohë që kënga e tyre '1990' po luhej në sfond, Kresha ka ndalur muzikën duke i kënduar Elvanës këngën e ditëlindjes dhe në sfond dëgjohesh publiku që brohoriste dhe duartrokiste për këngëtaren.

Siç është mësuar ditën e sotme Elvana do të mbaj dhe një koncert privat, ku do të këndojë disa nga këngët e saj të reja që janë bërë në bashkëpunim me Pirro Çakon.

 

A post shared by @vip_screenshots on