Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 16:04

'Lufta' mes Ermal Mamaqit dhe Luanës vazhdon ende, aktori i kundërvihet prezantueses

Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi që nga nisja e sezonit të ri janë konsideruar si dy 'rival' me njëri-tjetrin dhe kjo pasi emisionet e tyre transmetohen të shtunave në të njëjtin orar dhe lufta për audiencë mes dy personazheve është e madhe.

Ka ndodhur shpesh që edhe të ftuarit të kenë qenë të njëjtit si tek ‘Xing me Ermalin’ dhe tek ‘Shiko kush Luan’, dhe kjo gjë ka ndodhur dhe këtë herë ku siç ka bërë të ditur Ermali në një nga puntatat e emisionit do të jetë e ftuar këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e cila mbrëmjen e sotme do të jetë e ftuar në emisioni ‘Shiko kush Luan’.

Kur Ermali ka bërë njoftimin se Anxhela do të jetë e ftuar, moderatorja e njohur i ka komentuar duke i thënë “Mbasi ta shohin tek unë”.

Pas komentit të saj vjen dhe reagimi i aktorit, i cili pak i bezdisur ja ka kthyer: ‘E morëm vesh që ka qenë te ty. Ska nevojë të na prishësh emisioni'.