Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 15:03

Shqiptari habit autoritetet greke me planin e tij të arratisjes, do ja mbathte nga burgu me Skype

Ditën e sotme një nga shqiptarët që po vuan dënimin e tij në burgun e Korydhalos në Greqi është kapur duke planifikuar arratisjen e tij nëpërmjet Skype-t.

Siç është bërë e ditur nga mediat greke Fation Dushku, i ka habitur autoritetet me planin e tij të arratisjes.

Mësohet se në qelin e shqiptarit janë gjetur 3 laptopë , celulare dhe thika të cilat ai do të përdorte për tu larguar nga qelia.

Sipas burimeve ai ishte duke folur në Skype me persona të panjohur në momentin kur është bërë kontrolli në qelinë e tij, ku i janë gjendur edhe këto sende. Autoritetet greke janë shprehur  se futja e këtyre sendeve në qeli është një skandal dhe për këtë gjë do merren masa ekstreme.

Ndër të tjera, thuhet se Dushku ishte në bashkëpunim me terroristët e “Pirines tis Fotias” dhe për t’u arratisur do të prishej muri i burgut.