Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 15:03

Zbulohen detajet e koncertit privat që do të mbaj Elvana Gjata ditën e sotme

Elvana Gjata së fundmi është rikthyer në Shqipëri, ku ditën e sotme ajo feston dhe ditëlindjen e saj. Por edhe pse këngëtarja ka punuar në fshehtësi të  plotë është bërë e ditur se ajo ditën e sotme do të mbaj një koncert privat, që përkon edhe me ditën e ditëlindjes së saj.

Sipas burimeve të ndryshme ky koncert do të zhvillohet në privatësi të plotë dhe do ketë të ftuar rreth 100 personazhe të njohur, të cilëve do tu kërkohet që të mos filmojnë apo fotografojnë, madje as mediat nuk do jenë prezente.

Siç është bërë e ditur Elvana ka marrë këto masa për të shmangur rrëmujën në mediat sociale, në mënyrë të tillë që publikut ky koncert ti vij në mënyrën e duhur, siç është menduar prej muajsh.

Ky recital do jetë i pari i Elvanës pas largimit të saj nga Shqipëria para dy vitesh, në të cilin pritet që ajo të këndojë disa nga këngët që do jenë pjesë e albumit të saj me këngë shqip që po përgatiten në bashkëpunim me Pirro Çakon./Burimi:Anabel.al