Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 14:02

Bleona nuk ka të ndalur, ja me kë darkon këtë herë këngëtarja shqiptare

Bleona Qereti nuk nguron asnjëherë të tregojë miqësitë që ka me disa nga personazhet më të njohur në botë. Që kur është zhvendosur drejt Amerikës për të vazhduar karrierën e saj, këngëtarja shqiptare ka marrë pjesë dhe në disa nga eventet më të njohura në Hollywood si MTV, AMAs, Grammys etj. Ajo shpesh shihet e shoqëruar nga njerëz me pozita të rëndësishme.

Por së fundmi ajo nuk është fotografuar as me ndonjë këngëtar, stilist apo aktor, por me një personazh që ka një rol të rëndësishëm në SHBA. Ajo ka publikuar një foto ku shihet përkrah avokatit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Mark Kasowitz.

Pas kësaj fotoje të gjithë filluan të ishin kurioz të mësonin se çfarë marrëdhënie ka këngëtarja me avokatin e njohur.

Por Bleona i ka sqaruar të gjithë me përshkrimin e saj, ku e konsideron Kasowitz një mik shumë të mirë e madje pjesë të familjes.

“Nëse do të fitosh një betejë duhet të zgjedhësh armën e duhur! Vetëm po ua them ... #Family”,-shkruan Qereti.