Dua Lipa është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare që po korrë shumë sukses në perëndim. Ajo që në fillimet e saj ka pranuar hapur se është me origjinë nga Shqipëria dhe këtë gjë e thotë me shumë krenari në çdo emision që merr pjesë.

Së fundmi ajo së bashku me aktoren e njohur Natalie Portman janë ftuar që të marrin pjesë në emisionin amerikan 'Late night show’ ku në klipin promovues e prezanton veten si një këngëtare me origjinë shqiptare.

“Në fakt, Dua t’i je angleze dhe prindërit tuaj janë shqiptar” e pyet në një rast Davidson, ku këngëtarja jonë i thotë se kjo është korrekte.

Ndërkohë kënga e saj më e fundit 'New Rules' po thyen rekorde duke arritur plotë 967 milion shikime në Youtube.



