Që pas ndarjes së tyre dy ish banorët e reality showt të njohur 'Big Brother', Xheni dhe Benardi kanë qenë më në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të dedikimeve të ndryshme që ata bëjnë në rrjetet sociale, të cilat mesa duket shkojnë në adresë të njëri tjetrit.

Ka qenë Xheni ajo e cila prej kohësh bën postime të ndryshme provokuese, e madje dhe mesazhe dashurie të cilat me shumë siguri janë për Benardin, por këtë herë ka qenë ish banori ai i cili e ka nisur mëngjesin e tij me një dedikim romantik.

Ai ka postuar një video ku shihet i shtrirë në shtrat duke dëgjuar baladën e njohur të Ylli Limanit dhe mbi video ka vendosur dy shqiponja që bashkohen nga një zemër. Duke pasur parasysh se ky është simboli i tyre, shumë ndjekës kanë aluduar se kjo video është një mesazh për ish të dashurën e tij Xhenin.





