
Një 31-vjeçare është gjendur pa shenja jete ditën e sotme, në ambjentet e një pallati të pabanuar, në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Policia bën me dije, se e reja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.