Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 12:12

Ndahet nga jeta Anxhi, vajza që përloti gjithë shqiptarët

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Anxhela Noçka vajza 22-vjeçare që prej një viti po luftonte me vdekjen për shkak të sëmundjes së rrallë "Lymphomablastic lymphoma" me të cilën ajo u diagnostikua një vit më parë.

Rasti i saj u bë shumë i njohur në mediat sociale, pasi shumë personazhe të njohur dhe qytetar të thjesht ju bashkua fushatës së quajtur ‘’Për Anxhin’’ për mbledhjen e fondeve, të cilat do bënin të mundur kurimin e saj. Por Anxhi nuk ja doli dhe pas një viti që ajo ishte e shtruar në spitalin e Budapestit, nuk mundi dot të përballonte sëmundjen e rëndë.

Prindërit e saj i kanë falënderuar të gjithë për ndihmën me anë të një mesazhi ku janë shprehur: “"të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte atë jetë, nga e cila ajo largohet sot gjithë dinjitet, se bëri gjithçka deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj".