Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Shkurt 2018, 12:12

Ermal Mamaqi dedikim special për ditëlindjen e Elvana Gjatës, ja si e quan këngëtaren

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata gjithmonë e kanë treguar miqësinë e tyre të mirë publikisht. Kjo miqësi ka filluar që para shumë vitesh, ku të dy kanë qenë pjesë e konkurseve të ndryshme të talenteve dhe që prej asaj kohe ata janë parë gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur pasi feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një urim nga miku i saj i mirë Ermali, i cili i ka dedikuar asaj disa fjalë shumë emocionuese.

Pak minuta më parë Ermali ka shpërndarë një foto të vjetër, ku shihet Evana dhe ai, përkrah tyre shfaqet edhe moderatorja Rudina Magjistari.

Në përshkrim të fotos ai ka shkruar: “Je një nga njerëzit më special të jetës time. Ke qenë gjithmonë… Uroj një jetë të gjatë dhe të bekuar. 100 Motra.”